Në verë Alen Sherri bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Egnatia te Kaljari në kampionatin italian. Portierit shqiptar iu desh një periudhë ambientimi te skuadra italiane, duke qëndruar në stol në pjesën e parë të sezonit, për të shpërthyer më pas, duke filluar të luajë si titullar në skuadrën sarde. Sherri ka thyer hierarkitë dhe ka 6 ndeshje që luan si titullar te Kaljari në Serinë A. Trajneri Nicola ka bërë zgjedhjen e tij dhe tashmë Simone Scuffet, që ka humbur vendin e titullarit, mund të shitet që në merkaton e janarit. Napoli ka shfaqur interes për portierin, që i ka dorëzuar portën e Kaljarit shqiptarit Alen Sherri.
sfidanti.al