Gazetari italian Vittorio Sanna nuk ka hezituar të kritikojë portierin e Cagliarit, Alen Sherri, pas humbjes 2-1 të skuadrës nga Sardegna ndaj Venezias. “Mendoj se është e dukshme që portieri nuk reagoi fare. Nuk e kuptoj pse Sherri konsiderohet portier i denjë për një kampionat si Serie A. Ai nuk ka reflekse, nuk tregon se ka gatishmëri. E patë golin e parë? Topi i kaloi para syve dhe ai nuk bëri asnjë përpjekje për t’u hedhur”. “Ai nuk ka as stil, as shpejtësi reagimi. Të luash me të në portë është si të kesh një orendi shtëpiake brenda kuadratit të portës, orendi e cila nuk lëviz kurrë”.
sfidanti.al