Monza vendos për trajnerin e ri, vjen firma

Salvatore Boccheti është trajneri i Monzës. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Boccheti do të pasojë Nestën, i shkarkuar paraditën e kësaj të hëne. Salvatore Boccheti do të debutojë në stolin e Monzës, në ndeshjen ndaj Parmës, me 28 dhjetor. Kontrata e nënshkruar prej tij, parashikohet të zgjasë deri në vitin 2027. Monza synon qëndrimin mes më të mirëve, në Serie A.

sfidanti.al