Cassano “denigron” Simone Inzaghin

Antonio Cassano sulmon teknikun Simone Inzaghi, duke kritikuar ashpër qëndrimin e Interit në ndeshjen kundër skuadrës së Xabi Alonsos në Gjermani.cNë studio ndërhyn një tifoz që e cilëson performancën e Interit si “disi të turpshme”, duke gjetur mbështetjen e Antonio Cassano, i cili në atë moment sulmon pa kursim Simone Inzaghin: “Ka një diferencë të madhe dhe kjo është mendimi im: në stol te Leverkuseni ka një fenomen, ndërsa te Interi një pipa (dështak)”. Në këtë pikë, reagimet e dy bashkëmoderatorëve, Ventola dhe Adani, janë të menjëhershme. Sidomos Adani, i befasuar nga fjalët e Cassanos, ndërhyn menjëherë për ta ndaluar: “Jo, pipa jo – thotë ai bashkë me Ventolën. – Është e tepruar, Anto”. Adani e di që Cassano shpesh ka kritikuar Simone Inzaghin, duke vënë në dyshim stilin e tij të trajningut, mënyrën si organizon ekipin në fushë dhe detaje të tjera të punës së tij. Por ndoshta nuk e priste të dëgjonte një term kaq të rëndë ndaj trajnerit. Ai përpiqet ta udhëzojë Cassanon të zbusë tonin: “Pipa nuk e ke përdorur kurrë më parë,” – thekson Adani, duke sugjeruar një korrektim, të cilin Cassano e pranon. “Atëherë le të themi trajner i dobët,” – shton ai. Pas kësaj, Cassano shpjegon më në detaje pakënaqësinë e tij. “Më thuaj një lojtar të vetëm të Leverkusenit që do të luante te Interi?” – pyet Cassano. Në atë moment Adani përgjigjet: “Kjo është një konsideratë e mirë.” Cassano vazhdon analizën e tij: “Diferenca është se te Leverkuseni ka një trajner që e pëlqen futbollin ashtu si e pëlqejmë ne, studion, i ndihmon lojtarët të zhvillohen, ndërsa Inzaghi, në mënyrë të çuditshme në ndeshjet e vështira, vendos Taremin të bëjë përplasje djathtas dhe majtas”. Ai shton: “Në Itali duket sikur luan mirë dhe dominon. Më parë thashë pipa, nuk është pipa, por nuk është i mirë, nuk më pëlqen. Ka humbur dy kampionate, shkon në Champions League dhe merr goditje të rënda. Vitin e kaluar doli jashtë kundër një skuadre më të dobët se e tija”.

sfidanti.al