Saliba i premton besnikëri Arsenalit

William Saliba është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, pasi po kalon formë të shkëlqyeshme me Arsenalin. Qendërmbrojtësi francez që nga viti 2019 është pjesë e Topçinjve, por vetëm nga 2022 ka filluar të luaj me ekipin e parë pasi ka qenë i huauzar te skuadrat si Saint Etienne, Nice e Marseille. 23-vjeçari është në listën e dëshirave të Real Madridit, megjithatë ai ka thënë se ndihet mirë në Londër dhe thotë se dëshiron të qëndrojë gjatë. Ai fillimisht ka thënë se te Arsenali ndihet si në shtëpi. “Sigurisht, këtu ndihem si në shtëpinë time dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Saliba. “Kam nënshkruar për klubin pesë vjet më parë, por është vetëm sezoni im i tretë dhe po shijoj gjithçka – lojtarët, stafin dhe tifozët. Ndihem si në shtëpinë time, kështu që sigurisht, pse mos të qëndrojë edhe për shumë kohë”, tha Saliba. Saliba ka kontratë me Topçinjtë deri në verën e vitit 2027, derisa Arsenali po punon që t’ia vazhdojë atë edhe për tre vite të tjera.

sfidanti.al