“Bomba” e Momo Salah sipas mediave në ishull

Mohamed Salah po kalon një formë të shkëlqyer duke udhëhequr Liverpool edhe këtë sezon. Pavarësisht këtij fakti dashuria mes Salah dhe Liverpool po shkon drejt fundit, të paktën sipas mediave angleze:

“Ik Salah, apo Bomba e Salah”, ishin disa nga titujt e të përditshmeve angleze këtë të martë. Salah ka një kontratë me Liverpool deri në fund të këtij sezoni, por sipas mediave mes palëve nuk ka ende asnjë shenjë se mund të shkojnë drejt rinovimit. Salah është i zhgënjyer pasi jemi në dhjetor dhe ende nuk ka marrë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës.

Në këto kushte, ku klubi po heziton, Salah ka vendosur të largohet falas në përfundim të këtij sezoni.

 

sfidanti.al