Netflix paditet për ndeshjen mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Ndeshja e boksit mes Mike Tyson, legjendës së peshave të rënda, dhe youtuber-it të shndërruar në boksier, Jake Paul, ishte një nga ngjarjet më të diskutuarat të vitit. Sipas Netflix, rreth 60 milionë ndoqën ngjarjen drejtpërdrejt, duke e bërë këtë event një sukses të madh në aspektin e shikueshmërisë. Megjithatë, shumë shikues u përballën me probleme të mëdha teknike gjatë transmetimit. Shumë përdorues u ankuan për ngadalësimin e shërbimit dhe madje ndërprerje të plotë të transmetimit, ç’ka i pengoi ata të shihnin ndeshjen pa ndërprerje. Këto probleme detyruan një qytetar nga Florida që të ngrejë një padi ndaj Netflix, duke kërkuar dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh.

Në padinë e tij, ai e cilëson këtë ngjarje si një dështim të madh nga ana e kompanisë, duke thënë se Netflix duhet të ishte përgatitur më mirë, pasi këto probleme ishin tashmë të njohura nga përvojat e kaluara me transmetime të mëdha. Sipas padisë, shikuesit u hasën me “përvoja të tmerrshme,” përfshirë mungesën e aksesit dhe defekte të vazhdueshme të shërbimit. Edhe pse Netflix pranoi në një postim në Twitter se kishte pasur vështirësi teknike, e cilësoi ngjarjen një sukses të madh në përgjithësi. CEO i Netflix, Elizabeth Stone, në një diskutim me punonjësit, e pranoi se ka pasur “prbleme teknike,” por mbajti një qëndrim pozitiv, duke thënë se përvoja e shumicës së shikuesve ishte e qëndrueshme dhe se duhet përmirësuar ende.

sfidanti.al