Mirlind Daku, dedikim prekës për Martinin

Mirlind Daku ka arritur të gjejë dy herë rrjetën në ndeshjen e sotme në kampionatin rus, ndërsa skuadra e tij, Rubin Kazan fitoi me rezultatin 3-0 përballë Akron Togliatti. Sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 10-të dhe të 20-të, ndërsa golat ia kushtoi 14 vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën para pak ditësh në mënyrë tragjike. “Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrijë në parajsë”, shkruan sulmuesi kuqezi.

sfidanti.al