Fitorja 3-0 në tavolinë e Rumanisë nuk është pritur mirë nga Suedia, e cila duket se do të ankimohet në CAS. Kjo pasi sudezët, pas suksesit 6-0 kundër Azerbajaxhanit në ndeshjen e vlefshme për grupin 1 të Ligës C shpresonin në një golavarazh më të mirë se rumunët për tu kualifikuar si skuadra e parë e kualifikuar në këtë ligë, çka do të ishte edhe një ndihmë për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas rregullores, katër kombëtaret që nuk marrin dy vendet e para në kualifikuese, ka gjasa për PlayOff sërish për Botëror, për shkak paraqitjeve në Nations League. Me fitoren në tavolinë ndaj Kosovës, Rumania e mbyll grupin 2 me 18 pikë, maksimumin e mundshëm dhe ka avantazh ndaj Suedisë e cila grumbulloi dy më pak. Mediat në Suedi kanë zbuluar se zyrtarët suedezë nuk janë dakordësuar me vendimin e UEFA-s dhe do ta kundërshtojnë në CAS. “Kam pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne jemi duke hetuar mundësinë e ndikimit shtesë. Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë një ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, tha Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.
sfidanti.al