Kosova mundi 1-0 Lituaninë në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Nations League. “Dardanët” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan në epërsi që në minutën e pestë. Presioni i skuadrës së Fodas u shpërblye më së miri, teksa kombinimi Muriqi-Jashari u finalizua në mënyrë perfekte. Jashari nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë. Jashari u shndërrua në protagonist negativ në të 45-tën, teksa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Kosova renditet në vendin e dytë në League C me 12, ndërkohë që ende nuk është mësuar fati i sfidës së ndërprerë me Rumaninë.
sfidanti.al