U vërshëllye himni, Deschamps: Bota po shkon për keq

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, në analizën e tij pas ndeshjes kundër Francës, shprehu keqardhje për mënyrën se si e humbën këtë takim, por në përgjithësi, në sytë e tij, Italia post Euro2024 ka zhvilluar një paraqitje pozitive:

“Pikërisht kur mendon se duhet të kalosh një mbrëmje të qetë pëson gol që në minutën e tretë nga një goditje këndi. Më pas nuk ishim të qetë duke shpenzuar shumë energji. Cili është bilanci pas 3 muajve? Pozitiv sigurisht, edhe në këtë mbrëmje morën sinjale pozitive dhe pamë gjëra të bukura nga djemtë. Është e qartë që kjo humbje na sjell disa probleme, në pikëpamjen e sigurisë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të na heq qartësinë që kemi fituar këtë periudhë”, u shpreh Spalletti.

Kjo ishte një ndeshje e cila nisi keq, pasi jo vetëm në Shqipëri-Çeki, thuajse në çdo stadium është bërë trend të vërshëllehet himni i ekipit kundërshtar, detaj ku u ndal fillimisht edhe Deschamps:

“Mëkat, pasi kjo gjë po kthehet në modë, për fat të mirë lojtarët duartrokitën. Bota po shkon për keq, nuk e di përse. Gjithsesi, ndaj Italisë u treguam të shkëlqyer taktikisht, ishim edhe efikas. Nuk është e lehtë të dalësh i pari në një grup me ekipe si Italia dhe Belgjika, jo të gjithë grupet ishin kështu. Pastaj, nuk mund t’i fitosh të gjithë ndeshjet 3-0”, u shpreh Deschamps.

sfidanti.al