Shqipëri-Ukrainë, UEFA cakton arbitrin

Shqipëria nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Çekisë mbrëmjen e djeshme, pasi sfida në “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola 0-0. Gjithsesi kombëtarja kuqezi ka akoma shanse për të marrë vendin e parë në grup dhe gjithçka do të vendoset të martën në mbrëmje, kur të luhen ndeshjet e fundit të grupit 1 në Ligën B të Nations League. Shqipëria duhet të mposhtë Ukrainën në “Air Albania” dhe të shpresojë që sfida mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet në barazim, që të zërë vendin e parë në grup. UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Ukrainë, që do të luhet në 19 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”. Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.

sfidanti.al