Tifozët e Crvena Zvezdës shpalosin parulla anti-Kosovë

Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti-Kosovë edhe sonte në Beograd, ku skuadra e tyre është duke luajtur kundër Barcelonës. Ata edhe kësaj here kanë kënduar këngë në kor nacionaliste derisa kanë paraqitur Kosovën me flamurin serb në tribunat e tyre. Nuk është hera e parë që tifozët e Zvezdës bëjnë këto gjëra, madje ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje që e luajnë në Europë, si me ekipin e tyre Kombëtar është edhe me ekipet e tyre që luajnë në gara europiane.

sfidanti.al