Ruben Amorim: Te Man. United më pret tjetër realitet

Rúben Amorim tha se triumfi 4-1 i Sportingut ndaj Manchester City-t ishte si një ëndërr për të shënuar ndeshjen e tij të fundit në shtëpi si trajner, por paralajmëroi se kur të marrë Manchester Unitedi ai nuk mund të aplikojë një lojë kaq “mbrojtëse”. Pasi Phil Foden hapi rezultatin, tregolëshi Viktor Gyökeres dhe një goditje e Maximiliano Araújos i shkaktuan City-t humbjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, Amorim ishte i qartë se rezultati nuk do të thotë asgjë kur ai të startojë në stolin e United javën e ardhshme. “Ne nuk mund të transportojmë një realitet në tjetrin,” tha ai. “United nuk mund të luajë siç luajmë ne, ata nuk mund të jenë kaq mbrojtës. Sigurisht që është mirë të mposhtim City-n. Por unë do të jetoj në një botë tjetër, do të duhet të fillojmë nga një pikë tjetër.”Ai u pyet nëse kjo ishte një mënyrë fantastike për t’i dhënë lamtumirë Sportingut: “Po. Nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë, ishte një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë. Por ne patëm fatin me vete.”

sfidanti.al