Arbitra shqiptarë në Europa League

UEFA vlerëson sërish arbitrat shqiptarë dhe u beson një ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Një ekip gjyqtarësh shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Elfsborg-Braga në Europa League, që do të zhvillohet të enjten në orën 18:45 në Suedi. Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij. Albert Doda është gjyqtari i katërt i këtij takimi.