Alvaro Morata është sërish në qendër të lajmeve “Gossip” dhe këtë herë nuk ka asnjë lidhje me ndarjen nga ish-bashkëshortja Alice Campello. Ai që po shkakton diskutime është rrëfimi i zjarrtë i një prej ish-të dashurave të tij, vajzës së specializuar në mjekësinë estetike, Carla Barber. Kjo e fundit është shfaqur në një podcast spanjoll dhe nuk është përmbajtur kur erdhi radha për të folur rreth futbollistit të njohur, tashmë pjesë e Milanit. Gjatë intervistës, prezantuesi e pyeti se kë do të vriste, me kë do të martohej dhe me kë do të flinte mes tre ish-ëve të saj: influencuesit Diego Matamoros, Alvaro Morata dhe Carlos Rubí. Menjëherë dhe pa asnjë dyshim, Carla Barber u përgjigj shumë qartë: “Unë do të vrisja Diego Matamoros, do të martohesha me Carlos Rubín dhe do të flija me Alvaro Morata”. Fjalë që i habitën paksa të gjithë, duke pasur parasysh se lidhja e saj me sulmuesin iberik nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Vetë Berber në fakt ka rrëfyer në të kaluarën, në disa raste, se nuk ka kontakte dhe se nuk ka mbajtur marrëdhënie të mira me Morata: “Mendoj se ai nuk e pranoi kurrë që unë e lashë atë”.
Alvaro Morata dhe Carla Barber, një ish-modele e lindur në vitin 1990, u takuan për disa muaj në vitin 2011. Një pasion i jashtëzakonshëm, i cili megjithatë nuk zgjati shumë. Ka qenë Carla, ajo që i dha fund lidhjes, me sa duket në atë kohë e pakënaqur për raportin me futbollistin. Më pas Morata u takua me influencuesen dhe sipërmarrësen Maria Pombo, nga viti 2013 deri më 2015. Në vitin 2016 ndodhi takimi që i ndryshoi jetën, ai me Alice Campello, që e bëri atë baba të katër fëmijëve.
sfidanti.al