Bajerni i Mynihut është kualifikuar për në raundin pasardhës të Kupës së Gjermanisë duke mundur Manzin me shifrat e thella 4-0, por lajmi i mbrëmjes ishte deklarata e Xhamal Musialës në fund të duelit. Autori i tre golave përpara gazetarëve pranoi se rinovimi me klubin që i dha besim është çështje kohe. “Në Mynih jam i lumtur. Përfaqësuesit e mi janë në bisedime me klubin”, tha talenti gjerman. 21-vjeçari në 174 paraqitje me Bajernin numëron 50 gola dhe 35 asist.
sfidanti.al