Barcelona, Fermin Lopez rinovon kontratën deri në vitin 2029

Sektori i të rinjve te skuadra e Barcelonës prodhon talente me shumicë dhe klubi blaugrana gëzon me performancën e tyre në fushën e blertë. Spanjollët kanë vendosur që të rinovojnë kontratën e një prej talenteve që ka spikatur vitet e fundit. Bëhet fjalë për Fermin Lopez (23 vjeç), një mesfushor që mbërriti në Katalonjë në vitin 2016 nga Betis kur ishte ende trembëdhjetë vjeç dhe më pas u zhvillua brenda “La Masias”. Lojtari i skadonte marrëveshja e mëparshme në vitin 2027, por tashmë ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2029.

sfidanti.al