Sa shumë barazime në Superligë, aq sa duket sikur ..jemi larguar shumë nga fitoret dhe nga humbjet. Dikur thonim me mburrje : fitues ose humbës më mirë, sepse barazimet janë të mërzitshme! Tani në modë janë barazimet dhe duket sikur na shqetësojnë ..fitoret dhe humbjet ! Vetëm këtë javë një shumicë barazimesh, 4 te tilla, ku vetëm Bylisi e tradhëtoi trendin, që e mbushi portën e Teutës me gola. Do te ishte java e kandarit te artë nëse..do te siguronim 5 barazime !
Është britma e fundit e modës kjo e barazimeve? Apo barazimet na e bëjnë kampionatin më të bukur në klasifikim. Apo siç thonë disa “mjekë futbolli” kampionati është më kardio kur ka rivalitet pikësh! Dhe në kohen e futbollit pa tifozë, ka kartona të kuq, ka më ashumë gola të anuluar, gati çdo ndeshje, siç ndodhi me Elbasanin, por nuk ka më si Egnatia e një viti më parë që t’ia mbathë nga sytë këmbët. Edhe arbitrat po t’i pyesësh me zemer të hapur, të thonë të “vërtetën” se ..ekipet po luajnë për barazim !
Sfidanti.al