Raketa e artë e Nadal kushtoi 250.000 euro

Turki Al Sheikh, i cili është këshilltar pranë familjes mbretërore dhe iniciator i turneut “Six Kings Slam”, habiti të gjithë të pranishmit kur i dhuroi një raketë floriri Rafa Nadalit pas ndeshjes të bërë me Novak Xhokoviç. Ditë pas ceremonisë mediet spanjolle kanë bërë me dije se raketa peshon 3 kilogramë me një vlerë prej 250.000 mijë eurosh. Përveç këtij vlerësimi Nadal përfitoi edhe 1.5 milionë euro. Të njëjtën shumë përfituan edhe Xhokoviç, Alkaraz, Siner, Medvedev dhe Rune.

sfidanti.al