Kosova në rrugën e duhur

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore 3-0 në “Fadil Vokrri” përballë Qipros, në ndeshjen e katërt në Grupin 2 të Ligës C. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, me kapitenin Rrahmani që kaloi një kundërshtar dhe më pas mposhti portierin e qipriotëve me një gjuajtje të saktë. Ermal Krasniqi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52-të, ndërsa Sahiti mbylli të gjitha llogaritë për një fitore 3-0 në minutën e 71-të. Me këtë fitore Kosova ngjitet në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë në grup, ndërsa në vendin e parë ndodhet Rumania me 12 pikë. “Dardanët” do të rikthehen në fushë në nëntor me dy ndeshjet e fundit: kundër Rumanisë në Bukuresht më 15 nëntor dhe kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

sfidanti.al