Statistikat e fitores së kuqezinjve në Gjeorgji

Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara. Gjatë pjesës së parë të dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme, duke mos lejuar hapësira në mbrojtjet respektive. Rastet ishin të pakta, ndaj mungoi goli. Sapo fillon pjesa e dytë, me një gjuajtje të fortë në minutën e 47-të, Kristjan Asllani shënon, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

sfidanti.al