Barcelona, Szczesny tregon përshtypjet e para

Wojciech Szczesny po kalon ditët e para me fanellën e Barcelonës. Portieri polak dha një intervistë të gjatë për  Mundo Deportivo, ku u pyet se cili nga lojtarët katalanas i bëri më shumë përshtypje. “Nëse e shikon një ndeshje live është shumë ndryshe nga ta shohësh atë në televizion. Cubarsi ishte mbresëlënës. Pasi e pashë në TV prisja të ishte një tip mbrojtës, elegant me topin, por në fushë m’u duk si një futbollist tejet i ashpër”, tha portieri.

sfidanti.al