Zhegrova synon vetëm Barcelonën

Me vendosmëri dhe sinqeritet për pritshmëritë dhe ëndrrat e tij futbollistike, Edon Zhegrova, ylli i kombëtares kosovare, në moshën 25-vjeçare, është një nga sensacionet e futbollit botëror, veçanërisht pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren e së mërkurës kundër Realit të Madridit (1-0) në Champions League. Ai ishte i shkëlqyer, duke qenë rreziku numër një për Realin e Madridit dhe për këtë u zgjodh si lojtari i ndeshjes. Por, Edon Zhegrova ka dhe një dashuri të fshehur për… Barcelonën. Marrëdhënia e Zhegrovës me katalanasit shkon shumë larg. Dhe jo vetëm që ka pasur lidhje efektive, ka pasur edhe interesim dhe madje kontakte në një moment. Nga prindër shqiptarë të Kosovës, ai lindi në Herford (Gjermani) më 31 mars 1999 për shkak të shpërnguljes familjare të detyruar nga Lufta e Kosovës, edhe pse në fund ai mundi të rritet nga mosha dy vjeçare në Prishtinë. Në skuadrat atje, Flamurtari dhe Prishtinë, ai u stërvit deri në moshën 15 vjeçare kur bëri kapërcimin drejt Belgjikës me pseudonimin “Mesi i Kosovës”, sepse loja e tij ekzaltuese me të majtën të kujtonte numrin 10 të Barcelonës.

“Jam i emocionuar për aventurën time këtu. Ëndrra ime është Barcelona”, deklaroi ai pak kohë më parë. Gjatë kalimit në Belgjikë, ai nënshkroi për Standard Liezhin, megjithëse nuk luajti atje dhe deri në moshën 18-vjeçare luajti si huazim për San Truden.

Në vitin 2017 ai nënshkroi për Genk dhe bëri debutimin e tij në Ligën Belge, duke zbuluar për shijet e tij të futbollit: “Mesi është referenca ime dhe Nejmar është lojtari që admiroj më shumë”. Asokohe babai i tij siguroi se kishte kontakte me Barcelonën dhe Milanin, por që nuk dhanë fryte. “SportMediaset” publikoi në vitin 2019 se Barça ishte shumë e interesuar për të marrë shërbimet e tij. Zhegrova u largua për në Bazel në dimrin e vitit 2019 dhe në vitin 2022, kaloi te Lila, ku po shkëlqen. Një driblues puro, ai është pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2018 dhe disa muaj më parë përsëriti në TV në vendin e tij se: “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë e kam thënë dhe nuk do të ndalem derisa të arrij”. Në nivelin aktual, nuk është aq e largët dita që ai të përmbushë ëndrrën e tij.

 

sfidanti.al