Shuhet legjenda spektakolare me emrin …Sefedin Braho!

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e futbollit shqiptar, Sefedin Braho. Në moshën 71-vjeçare, ish-sulmuesi i Kombëtares, Partizanit dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho, ka humbur jetën pas një beteje me sëmundjen në ditët e fundit, ku si pasojë ka pasur hemoragji në stomak. Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij. Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

sfidanti.al