Dusan Vlahovic u rikthye të shënonte në ndeshjen kundër Genoa në Serie A dhe Juventus u rikthye te fitorja pas tre barazimeve radhazi. Sulmuesi serb është në qendër të projektit teknik të Thiago Motta, por fillimisht klubi dhe lojtari duhet të arrijnë një marrëveshje për rinovimin. Prej disa muajsh Cristiano Giuntoli është duke menduar se si ta trajtojë çështjen delikate të rinovimit të Vlahovic. Kur erdhi nga Fiorentina në vitin 2022, serbi nënshkroi kontratën deri në vitin 2026 me një pagë në rritje, e cila arriti kulmin vitin e kaluar, pra 12 milionë në sezon. Për Juventus kjo shifër nuk është më e përballueshme dhe për këtë arsye Giuntoli duhet të gjejë një mënyrë për të bindur serbin të ulë pagën e tij. Një gjë e vështirë për tu kërkuar nga një lojtar që është ende i ri dhe në rritje. Oferta e parë e bërë nga Juventus për Vlahovic, e cila mbërriti ditët e fundit, ishte një zgjatje deri në vitin 2028 me 8 milionë në sezon plus bonuse.
Dusan Vlahovic dhe menaxheri i tij Ristic e dinë se kanë përparësinë. Afati i shkurtër u jep atyre fuqinë për të negociuar, të vetëdijshëm se Juve nuk dëshiron të rijetojë situatën që pati me Federico Chiesa verën e kaluar. Për lojtarin nuk ka asnjë problem që të arrijë fundin e kontratës duke fituar 12 milionë në vit dhe më pas të gjejë një ekip tjetër që do t’i japë të njëjtën shumë apo edhe më shumë, duke mbërritur hipotetikisht me parametër zero. Vlahovic, megjithatë, është i lidhur me mjedisin bardhezi dhe dëshiron t’i shkojë përballë vështirësive të klubit, por jo deri në atë pikë sa të ulë pagën me një të tretën. Prandaj, oferta e bërë nga Giuntoli prej 8 milionë euro iu kthye dërguesit. Në fakt, serbi nuk ka ndërmend të shkojë nën 10 milionë fiks plus bonuset që e çojnë pagën e tij të re në nivelet e tanishme. Ristic pritet në Torino në muajt në vijim për të gjetur një zgjidhje paqësore, përndryshe mund të rishihet një zhvlerësim i lojtarit siç ndodhi me Chiesa, i blerë për 60 milionë dhe i rishitur për 15.
sfidanti.al