Boris Becker gjeti sërish dashurinë dhe u martua për herë të tretë. Ish-kampionia gjermane e tenisit 56-vjeçare u martua me Lilian de Carvalho Monteiro, 33 vjeç, në një festë tre-ditore në Portofino, Itali më 14 shtator. Lillian, e cila ka lindur në shtetin ishullor të Afrikës qendrore, Sao Tome dhe Principe, kishte veshur tre veshje të ndryshme gjatë dasmës, ndërsa Becker u shfaq me një smoking krem. Ceremonia u zhvillua jashtë, e rrethuar nga kopshte të bukura dhe u pasua nga një festë me një tortë me katër nivele të mbuluara me trëndafila të bardhë. Duke folur për martesën e tyre me revistën Hello, Becker e përshkroi atë si një “Weekend magjik” dhe tha se ata zgjodhën Portofino sepse kishin kaluar shumë fundjava të lumtura së bashku atje. “Të gjithë qanë, edhe unë… Vendi ku u zhvillua ceremonia është një nga më uniket që kam parë në jetën time ”, tha ai me emocion.
sfidanti.al