Skena çmendurie në Beograd në fund të derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezda, fituar 4-0 nga rivalët e ardhshëm të Interit. Pas fishkëllimës së fundit, disa ultras të ekipit vendas hynë në fushë dhe më pas shkuan në dhomat e zhveshjes, ku thyen një dritare dhe plagosën në fytyrë trajnerin, Aleksandar Stanojevic. I tronditur dukshëm dhe me fasha, trajneri i Partizanit u shfaq në konferencën për shtyp ku denoncoi episodin: “Tifozët e pakënaqur thyen xhamin në dhomën e zhveshjes. Xhami më goditi dhe më preu. Asgjë tjetër nuk ndodhi”. Nuk kanë humbur mendjen vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Partizanit që janë përleshur mes tyre në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për të qetësuar gjërat.
sfidanti.al