Amir Abrashi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshoppersit, pasi po luan çdo ndeshje. Mesfushori shqiptar është një legjendë e klubit më të madh zviceran dhe njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre. Në ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Servettes, për Abrashin ishte paraqitja jubilare me fanellën e GC. Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë dhe klubit të madh zviceran Grasshoppers, ka zhvilluar paraqitjen e 250-të në ndeshje zyrtare. Kësisoj mesfushori gjakovar është bërë futbollisti i 19-të me më shumë ndeshje në histori të gjigantit zviceran. 34-vjeçari u nderua nga klubi për këtë arritje, derisa në stadiumin ‘Letzigrund’ të gjithë u ngritën në këmbë duke thirrur emrin e tij.
sfidanti.al