Balaj është futbollisti më i ri i Skënderbeut

Liridon Balaj është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit korçar. 25 vjeçari ka luajtur në kampionatin belg me ekipin e Deinze ashtu siç ka luajtur në Zvicër me ekipin e Arau e po ashtu në Kosovë me ekipin e Besës së Pejës. Sulmuesi ka veshur për disa ndeshje edhe fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës në vitin 2021.

sfidanti.al