Ismajli ndal në barazim ”Zonjën e Vjetër”

Ishin të shkëlqyer në prapavijë, pjesë e së cilës është edhe “legjionari” ynë, Ardjan Ismajli. Empoli ka shkëlqyer pasditen e kësaj të shtune, duke arritur të sigurojë një barazim të madh, përballë “Bardhezinjve” të Juventus, me sfidën e zhvilluar në “Stadio Carlo Castellani”, që u mbyll në shifrat 0-0. Përpjekjet e “Zonjës së Vjetër” ishin të shumta, ku cënuan rrezikshëm plot 16 herë mbrojtjen e Empoli, mirëpo një super Ardjan Ismajli i shoqëruar nga pritjet fantastike të Devis Vasquez mundën të ndalonin furinë e “gjigantëve” të Italisë. Falë këtij rezultati Empoli vazhdon ecurinë fantastike të këtij fillim sezoni, ku deri më tani janë të pamposhtur teksa kanë regjistruar 3 barazime dhe 1 fitore. I pamposhtur mbetet edhe Juventus i teknikut Thiago Motta, ku pas katër javëve ka arritur të regjistrojë 2 fitore e 2 barazime.

sfidanti.al