Al Nassr në këmbë për CR7, për 900 golat e tij në karrierë

Supersfida mes Al Nassr dhe Al Ahli nisi me një ceremoni të veçantë. Në King Saud University Stadium të Riyadh, Cristiano Ronaldo mori një pritje triumfale, klubi i tij dhe i gjithë stadiumi donin të festonin momentin historik të 900 golave ​​në karrierë të arritur nga fenomeni portugez gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare. Ronaldo ka marrë nga Fernando Hierro një fanellë të personalizuar me numrin 900, ndërsa fansat i kanë kushtuar një koreografi.

sfidanti.al