Fenerbahce, Mourinho: Më duan këtu për një kohë të gjatë

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho foli për nisjen e sezonit të parë në krye të kësaj skuadre. “Mendoj se të enjten do të stërvitemi me të gjithë ekipin, për herë të parë. Rritja e lojtarëve është mjaft e mirë, sigurisht. 12 pikë në 4 ndeshje do të ishin perfekte, por duhet ta pranojmë realitetin. Për të ardhmen: “Qëllimi im është të jem i suksesshëm te Fenerbahce, drejtuesit e klubit duan që unë të qëndroj për një kohë të gjatë. Ky është edhe qëllimi im. Kam pasur mundësi të drejtoj një kombëtare në të kaluarën, por gjithmonë i kam refuzuar të tilla oferta.

Nuk është një punë që do të më bënte të lumtur; 1 apo 2 ndeshje në muaj, udhëtime për të parë lojtarë, pritje për turne… Unë kam shumë energji për të shpenzuar tani. Ndoshta një ditë, kur të jem i vjetër dhe i lodhur, do të drejtoj ndonjë kombëtare, por jo sot”.

sfidanti.al