Kostic ndan rrugët me Juventusin, transferohet në Turqi

Transferimi i Filip Kostic nga Juventusi në ligën turke është gati të zyrtarizohet, teksa anësori serb i majtë do të luajë për Fenerbahcen e Jose Mourinhos. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mungon vetëm firma, pasi  marrëveshja është gjetur mes palëve. Kostic luajti për bardhezinjtë 37 ndeshje në edicionin e parë në Serie A, ndërsa 29 takime në sezonin e dytë. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në Gjermani për Frankfurt dhe Hamburg.

sfidanti.al