“Dyrrah City Academy” nis rrugëtimin

Është zhvilluar ditën e mërkurë ceremonia e seancës së parë stërvitore të shkollës së futbollit “Dyrrah City Academi”. Projekti i rëndësishëm pritet të ndihmojë profesionalisht futbollistët e së ardhmes me metodat e trajnerëve nga klubi i njohur angez, Manchester City. Nën vëzhgimin e trajenerëve dhe syve te prindërve, nisën seancën e parë stërvitore fëmijët e Akdemisë së futbollit të Manchester City-t. Interesimi i lartë për tu regjistraur pranë kësaj akademie, metoda tërësisht profesionale që do të aplikohen te fëmijët e moshave nga 7-18 vjeç nga specialsitët e klubit anglez, të cilët do të jenë pjesë e projektit. 37 fëmijë, pjesë e Akademisë u përzgjodhën nga trajnerët e City-t për tu trajtuar me bursë të plotë përgjatë gjithë sezonit të parë.

sfidanti.al