Tirana mund të humbasë portierin e talentuar

Në ndeshjen e fundit me Egnatian ra në sy mungesa e portierit të dytë të Tiranës, Leon Kozi. Gardiani duhet të ishte në ekip, por në fund emri i tij nuk figuroi as në protokoll dhe nuk ishte as në dhomat e zhveshjeve. Burime jo zyrtare në klub bëjnë me dije se portieri mund të jetë largimi i radhës nga skuadra, pasi mund të ketë gjetur ekip ku të luajë. Me Selmanin titullar dhe Harizajn të afruar në verë, Kozi kërkon një skuadër që të luajë. U fol për Laçin, nëse largohej Dajsinani, por gjërat nuk shkuan mbarë. Me shumë mundësi, Kozi do të shitet jashtë Shqipërisë. Kujtojmë që Leon Kozi është ai që luajti në “intermexon” e kampionatit të shkuar. Klubi ka kërkuar 200 mijë euro për ta lëshuar, por kjo kërkesë tani është ulur.

sfidanti.al