Fluminense ka njoftuar se stadiumi “das Laranjeiras” do të riemërtohet, do të marrë emrin e Marcelos, kapitenit dhe simbolit të klubit brazilian. Në të gjithë botën ka objekte të ndryshme kushtuar legjendave të gjalla reale. Shumë të tjerë u bëjnë homazhe kampionëve të mëdhenj të së kaluarës. Do të quhet stadiumi “Marcelo Vieira” dhe ndryshimi i emrit do të zyrtarizohet me një ceremoni në nderim të kapitenit të Fluminense, i cili u rrit në këtë klub dhe u rikthye pas viteve të arta te Real Madrid dhe periudhës së shkurtër te Olympiacos. Kthyer në shkurt 2023, 16 vjet pas largimit, Marcelo e udhëhoqi menjëherë Fluminensen drejt fitores në Copa Libertadores.
sfidanti.al