Në protokollin e sfidës së të shtunës mes Partizanit dhe Teutës kishte disa gjëra pikante. Në listën e lojtarëve të trajnerit Veselinoviç mungonte kapiteni Alban Hoxha, i cili në ndeshjen e shkuar ishte i gatshëm dhe një ditë para ndeshjes klubi postoi foto të tij në stërvitje. Portier rezervë në këtë sfidë ishte i riu Tahri. Franci Lala, i ardhur nga Kukësi në merkaton e verës, nuk grumbullohet as nga Veselinoviç, ashtu si Abilaliaj një ndeshje më parë. Mbrojtësit nuk i është dhënë asnjë minutë në ndeshje zyrtare. Ndërkohë, Henri Zuna është huazuar sërish te Kastrioti. Ai bëri gjithë fazën përgatitore me të kuqtë, por më pas klubi transferoi Osmanllarin, i cili është një tjetër lojtar që s’ka debutuar ende.
sfidanti.al