Jackson rinovon me kushte të vecanta me Chelsean

Nicolas Jackson ka nënshkruar kontratën e tij të re me Chelsea-n e vlefshme deri në qershor 2033. Sulmuesi senegalez ka hedhur në letër një marrëveshje me Blutë, të kërkuar nga klubi i cili është shumë i kënaqur me ndikimin e tij në Premier League. Kontrata e re me nëntë sezone – raporton eksperti i tregut ndërkombëtar Fabrizio Romano – është negociuar nga agjenti i tij, Ali Barat, pronar i Epic Sports, dhe statusi zyrtar pritet së shpejti. A ka besim te Jackson? Ditën e djeshme në konferencën për shtyp u bë edhe kjo pyetje Enzo Maresca dhe trajneri italian tregoi se ka besim të madh te ish-lojtari i Villarrealit: “Unë kam besim, po ashtu edhe klubi. Ne kërkojmë një sulmues tjetër, por i besojmë Nicolas. E thashë javën e kaluar, kur dritarja e transferimeve ishte ende e hapur: ai po bën mirë me ne, jam shumë i lumtur me të”.

sfidanti.al