Manchester City largon Joao Cancelon

Merr drejtim e ardhmja e Joao Cancelos. Klubi kampion i Anglisë, Manchester City ka bërë me dije largimin e anësorit portugez, i cili do t’i bashkohet Al Hilal në Arabinë e largët. Al Hilal, sipas asaj që shkruhet, ka siguruar firmën e lojtarit në mënyrë përfundimtare, duke blerë kështu kartonin e Cancelos për një shifër që shkon rreth 30 milionë eurove. Futbollisti më parë ka luajtur për Juventusin, Interin, Bayern dhe Barcelonën.

sfidanti.al