Alice Campello ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas spekulimeve që qarkullojnë për ndarjen e saj nga futbollisti Alvaro Morata, disa prej të cilave ia atribuojnë fundin e lidhjes një flirti të supozuar me kampionin e MotoGP dhe të dashurin aktual të Elodie, Andrea Iannone. Influencuesja italiane i mohoi kategorikisht këto thashetheme, duke u shprehur se nuk e kishte takuar kurrë Iannone-n dhe se këto thashetheme ishin absurde, më pas nënvizoi:
“Herën e fundit do t’i përgjigjem të gjitha gjërave që po shpikin. Ka shumë gjëra të bukura për të bërë në verë, se sa të mendosh për arsyet e ndarjes së dy personave që as nuk i njeh”.
sfidanti.al