Reali ka mbi 500 ditë pa humbje në ‘Santiago Bernabeu’

Stadiumi “Santiago Bernabeu” është kthyer në një fortesë për Realin e Madridit. “Los Blancos” janë kthyer të luajnë në tempullin e tyre, teksa në javën e dytë në La Liga ata kanë mundur Vajadolidin e Ronaldos me shifrat 3-0. Takimi kundër Vajadolidit ishte i 33-ti mes Ligës spanjolle dhe Ligës së Kampionëve pa e njohur humbjen. Hera e fundit që madrilenët janë mundur para publikut të tyre daton më 8 prill 2023, kur ata mundeshin nga Vijarreali 2-3. Data 20 gusht shënoi 500 ditë pa humbje për Realin në “Bernabeu”. Shtuar këtu dhe ndeshjen kundër Vajadolidit, sot shifra arrin në 506 ditë pa humbje për “Los Blancos” në tempullin e tyre. Shifrat janë mbresëlënëse në këto 33 takime, 26 fitore dhe shtatë barazim

sfidanti.al