Fitimtar në fushë, i shqetësuar për ngjarjet jashtë fushës. Manchester City e nisi vitin duke ngritur një tjetër trofe, me fitoren e “Community Shield” kundër rivalëve të qytetit United, por pak orë para fillimit të Premierligës vjen një lajm që i jep të dridhura Guardiolës: dënimi për shkeljen e FFP-së angleze mund të çojnë klubin drejt rënies nga kategoria. Sipas mediave në Angli, klubet angleze janë të bindura se City do të pësojë një dënim aq të rëndë sa të rezultojë me zbritjen në Kategorinë inferiore.
Lajmi u nis nga The Athletic, duke mbledhur mendimin e një menaxheri të një klubi të Premier League: “Mendimi kolektiv që kam dëgjuar është se një sanksion i duhur duhet të jetë një zbritje kaq e konsiderueshme pikësh, 70-80 pikë, për t’i garantuar Cityt një sezon në Championship”. Qytetarët po mbrohen ndaj akuzave për 115 shkelje të pretenduara të rregullave financiare që nga viti 2009, ndërsa ditët e fundit u bë e ditur se seanca, e cila do të zgjasë rreth 10 javë, do të fillojë muajin e ardhshëm.
sfidanti.al