Odise Roshi prezantohet te skuadra e re

Odise Roshi është lojtari më i ri i Erzurumsporit. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Odise Roshi është prezantuar te klubi i ri. Pasi mbylli aventurën me Sakarjasporin, mesfushori i krahut do të vijojë karrierën tek Erzurumspori, skuadër ku vite më parë ka luajtur edhe Armando Sadiku. Ky do të jetë sezoni i katërt i fierakut në këtë ligë, teksa më parë ka luajtur edhe për Sakarjasporin apo Bolusporin, ndërsa me skuadrën e tij të re do të kërkojnë ngjitjen në Superligën turke.

sfidanti.al