Sebastian Vettel do të sjellë dicka të re në ndalesën e radhës në Botërorin e Formula 1 në Rusi. Piloti gjerman i Ferrarit nuk do të drejtojë makinën e tij me këpucët e zakonshme të pilotëve, por me një tip të ri të tyre. Bëhet fjalë për një lloj këpuce qe ka një ngjashmëri me çorapet, e kriuar nga kompania e veshjeve sportive ‘Puma’. Këpuca e re quhet ‘Evoknit Driver’ Pro dhe peshon vetëm 135 gr. Vettel e përdori atë edhe gjatë testeve dimërore dhe mesa duket ka mbetur i kënaqur. FIA tashmë e ka dhënë miratimin e saj në lidhje me këtë lloj të ri këpucësh, që do të thotë se Vettel mund ta përdorë atë gjatë gjithë kohës.
sfidanti.al