Imane Khelif shkruan historinë

Imane Khelif sapo ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë ndaj Yang Liu të Kinës, e cila merr medaljen e argjendtë. Tifozët e përkrahën fuqishëm boksieren e përfolur algjeriane në fushën Philippe-Chatrier, duke valëvitur flamujt algjerianë dhe duke brohoritur për kampionen e re olimpike. Imane Khelif e fitoi raundin e parë ndaj Yang Liu, duke dominuar dhe goditur disa herë saktë kinezen. E njëjta gjë edhe në raundin e dytë pasi një grusht i fortë nga algjeriania e shtyu Yang litarët në sekondat e hapjes. Pas tre raundesh me vendim unanim, Imane Khelifi fitoi medaljen e artë dhe filloi festën.

sfidanti.al