Pocchettino në “pole position” për stolin e Anglisë

Mauricio Pochetino fiton terren si kandidati kryesor për të zëvëndësuar përfundimisht Gareth Southgate në stolin e Anglisë. Ndonëse në orët e fundit u raportua se në ndeshjet e Shtatorit “Tre Luanët” do të udhëhiqen nga trajneri i U-21 të Anglisë, Lee Carsley, në Federatën Angleze po mendojnë për situatën edhe në planin afatgjatë. Pochetino u largua nga Chelsea pasi i drejtoi në sezonin 2023/24 dhe tanimë është i papunë. Argjentinasi është i hapur të drejtuar kombëtaren angleze. Pochetino e njeh mjaft mirë futbollin në ishull, pasi ka drejtuar në Angli që prej vitit 2013 kur ishte në krye të Southampton, e më pas spikati me eksperiencën 5-vjecare tek Tottenham Hotspurs.

Argjentinasi njihet për aplikimin e një futbolli ofensiv, por kombëtaret janë një territor i panjohur për të, pasi nuk ka i ka drejtuar më parë në karrierën e tij. Federata Angleze po i shqyrton me kujdes të gjithë pasuesit e mundshëm të Gareth Southgate, i cili u largua nga kombëtarja pas 8 vitesh, por deri më tani Mauricio Pochetino ka më shumë gjasë të ulet në stolin e “Tre Luanëve” dhe t’i udhëheqë në kompeticionin e ardhshëm të Kupës së Botës

sfidanti.al