Barcelona, Olmo kalon testet mjekësore

Para nënshkrimit me Barcelonën, Dani Olmo iu nënshtrua testeve të thelluara mjekësore këtë mëngjes për të vlerësuar gjendjen e shpatullës së majtë, të cilën e ka operuar gjashtë muaj më parë, dhe të gjurit të tij të djathtë. Sipas asaj që raporton “AS”, kampioni i Evropës ka kaluar testet dhe tashmë po përgatitet të bëhet një lojtar i ri për katalanasit. Mesfushori do të vendosë firmën e tij në një kontratë që skadon në vitin 2030, duke qenë se ekzaminimet mjekësore ishin pengesa e fundit e mundshme në rrugën drejt Barcelonës. Gjashtë muaj më parë, ai iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim të rëndë intraklavikular në shpatullën e tij të majtë dhe gjithashtu pati lëndime të përsëritura në gjurin e tij të djathtë, aspekte që nuk i bindin plotësisht drejtuesit e “Blaugranave”. Testet që iu nënshtrua fillimisht në spitalin e Barcelonës dhe më pas në Ciutat Esportiva i qetësuan të gjithë. Lojtari është rikuperuar plotësisht nga të dy lëndimet dhe është 100% i disponueshëm për Hansi Flick.

sfidanti.al