Williams nuk transferohet te Barcelona

Barcelona ka identifikuar objektivat  kryesorë për merkaton. Katalanasit kërkojnë të firmosin me Nico Williams dhe Dani Olmo gjatë këtij sesioni. Rreth kësaj çështje ka folur ish-kandidati për president  i Barçës, Víctor Font. “Unë do të doja të ishim në gjendje të nënshkruajmë me Nico Ëilliams sepse kjo është ajo që na duhet. Presidenti tha se është e mundur, por nuk është e vërtetë, pasi nuk kemi mundësi ekonomike. Le të shpresojmë se është e mundur nesër ose pasnesër”, tha Font.

 

sfidanti.al