Foden bëhet problematik për komshinjtë

Phil Foden shqetësoi fqinjët e tij, të cilët thirrën policinë për të ndërhyrë, për të qetësuar dhe mbi të gjitha për të ulur zërin e muzikës, gjatë festës që zgjati deri në orët e vona të natës në vilën luksoze të lojtarit të Manchester City-t. Mediet britanike raportuan se komshinjtë e Foden u thanë oficerëve të policisë se jeta e tyre është bërë një ferr i gjallë që kur sulmuesi u zhvendos pranë tyre. Personat që u ankuan flisnin për muzikë që luhej me zë të lartë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe më pas për një Doberman, qenin e tij roje në vilë, që lehte gjithë ditën.

sfidanti.al